Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare, që administrata i konsideroi si “joefektive dhe të dëmshme”. Mes tyre janë Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (pasardhësi i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë), UN Ëomen dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Në këtë të fundit bën pjesë edhe shqipëria e Kosova, bashkë me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në Komisionin e Venecias, që është një trup këshillues për çështje kushtetuese dhe jep rekomandime për parlamentet dhe qeveritë, SHBA ishte vëzhguese dhe jo anëtare. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se këto organizata janë “antiamerikane ose të padobishme”.