Ambasadori amerikan Jeff Hovenier i ka dërguar të mërkurën një mesazh të qartë Serbisë, ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i vendit, nuk janë në pyetje. Në një intervistë për televizionin publik, ai tha se disa në Beograd edhe mund ta kundërshtojnë këtë por ky është realiteti.