“Me zgjerimin e BE-së të rikthyer në axhendën politike, Perëndimi ka një mundësi për të rigjallëruar politikën e tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe për të arritur këtë qëllim Shtetet e Bashkuara pritet të marrin një udhëheqje më të madhe duke avokuar për një proces gradual pranimi dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të reduktuar tensionet brenda vendit”, thuhet në një analizë të publikuar nga Euroactiv. Ky qershor shënon njëzet vjet nga samiti në Selanik në 2003, në të cilin liderët e BE deklaruan se e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian.