Shtëpia e Bardhë i ka hapur rrugën lirimit të pesë shtetasve amerikanë të ndaluar në Iran, duke lejuar në këmbim bankat ndërkombëtare që të transferojnë 6 miliardë dollarë, para të ngrira iraniane, nga Koreja e Jugut për në Katar, pa frikën e sanksioneve amerikane. Përveç kësaj, si pjesë e marrëveshjes qeveria amerikane ka rënë dakord që të lirojë pesë shtetas iranianë të mbajtur në Shtetet e Bashkuara.