Ukraina po kërkon avionë luftarakë të tipit F-16 apo MiG-29. Po si funksionojnë avionët luftarakë, pse janë ata të rëndësishëm dhe pse kërkohet stërvitje speciale, kur fluturon me një avion luftarak. Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë herë më i madh se forca e gravitetit. Vetëm trajnimi i mirë i trupit dhe veshja e pantallonave speciale që ushtrojnë presion mbi gjakun e këmbëve, të ndihmojnë të ruash vetëdijen. Njeriu rrallë udhëton me shpejtësi 900 km në orë.