Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Ukrainës të mobilizojë më shumë ushtarë për të përforcuar njësitë e saj në luftën gati trevjeçare kundër forcave ruse. SHBA ka kërkuar që Kievi ta ulë moshën e shërbimit ushtarak nga 25 në 18 vjeç. Sipas një zyrtari amerikan, tashmë nevoja për momentin është për rekrutë, pasi rusër kanë bërë përparim dhe progress të qëndrueshëm, duke zmbrasur vijën e forcave ukrainase në Kursk. Më shumë se 1 milion ukrainas janë tashmë të mobilizuar në ushtri, përfshirë në Gardën Kombëtare dhe njësi të tjera. Sipas administratës amerikane, ukrainasit besojnë se u duhen rreth 160,000 forca shtesë.