Top News – SHBA kërcënon Serbinë për trupat!/ Escobar-Siguria e Kosovës e garantuar nga NATO!
14/12/2022 09:24

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërgoi të martën një mesazh të prerë Serbisë, duke deklaruar se SHBA kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë. Duke komentuar deklaratën e Serbisë së do t’I kërkojë NATO të vendosë 1 mijë trupa në Kosovë, zyrtari i lartë amerikan thotë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.