Top News/ SHBA kërcënon Serbinë dhe Rusinë / ’Trazira në veri të Kosovës, përballje me NATO-n’
28/11/2023 14:29

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n. “Është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n”, tha O’Brien për gazetarët. Ai tha se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Kosova dhe Serbia të shënojnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Gjendja në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar që prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.Më 24 shtator, gjendja u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.Komentet e O'Brien vijnë në një kohë kur NATO po mendon ta shtojë praninë e përhershme në Kosovë përmes misionit të vet paqeruajtës, KFOR. O'Brien tha se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të bisedojë për rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor gjatë takimit dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, më 28 dhe 29 nëntor, në selinë e aleancës në Bruksel. Blinken, po ashtu, do të përfaqësojë SHBA në një takim të OSBE-së në Shkup.

Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
Top Channel/ Vuçiç: Ushtria e Kosovës, më e fortë se ajo e Malit të Zi dhe Maqedonisë!
20/02 15:16
Top News- Institucionet serbe në veri/ BE kërkon dialog për drejtuesit e arsimit dhe shëndetësisë
18/02 16:38
Top News- ‘Lista, problemi i serbëve’/ Nenad Rashiç: Politika që po dëmtojnë qytetarët
18/02 16:37
Top News- Militantët e Vuçiç dhunojnë studentët/ Përplasjet në protestën e organizuar në Novi Sad
17/02 14:38
Top News – Tërbohen lumenjtë, qindra të evakuuar / Maqedonia e Veriut nën ujë, përmbytje të mëdha
17/02 11:46
Top News – SPAK edhe në Maqedoninë e Veriut. BDI, platformë kundër korrupsionit të Mickoskit
16/02 13:04
Top News – ‘Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së’. Parlamenti zvicerian dorëzon rezolutë në Hagë
16/02 11:24
Top News- SHBA kërkon ‘rekrutimin’ e Beogradit: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve me Serbinë
16/02 11:19
Top News- ‘Radoiçiç të japë llogari’/ Ambasadori britanik: Të zbardhet sulmi në Banjskë
13/02 15:08
Top News – Vuçiç ‘blindon’ pushtetin me ligje. BE shqyrton pezullimin e 1.6 mld eurove fonde
13/02 13:07
Top News- Haradinaj largohet nga drejtimi i AAK, jep arsyet e dorëheqjes nga partia
12/02 21:34
Top News- RMV investon në armatim/ Blen 42 automjete luftarake Stryker nga SHBA-të
12/02 19:30
Top News- BE mirëpret qeverinë e re/ Brukseli kërkon rikthimin e dialogut me Serbinë
12/02 12:08
Top News- Dy grupe shqiptarësh terrorizojnë Athinën, sherr me thika në qendër të kryeqytetit grek
11/02 21:40
Top News- Mblidhen shefat e ushtrisë / Shqipëria, Kosova e Kroacia koordinojnë sigurinë
11/02 15:18
Top News- ‘NATO s’e lëshon Ballkanin/ Aleanca: Rajon me rëndësi të lartë strategjike
11/02 12:05
Top News – Mitsotakis shkon tek Erdogan. Kryeministri grek në Ankara mes rivalitetit e miqësisë
11/02 11:25
Top News- BE i përvishet Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK: Po bën shkelje
09/02 17:43
DIGITALB DIGITALB