SHBA ka ngritur alarmin pas bombardimeve të Turqisë në Siri dhe Irak, duke i dërguar një mesazh presidentit Erdogan se kundërshton veprimet që destabilizojnë dhe cenojnë sovranitetin e dy vendeve. Departamenti i Shtetit i kërkoi Ankarasë të bënte një hap pas, një ditë pas fillimit të bombardimeve të nisura nga ushtria turke në orët e para të mëngjesit të së dielës. DASH tha në një deklaratë se kundërshtojmë çdo veprim ushtarak të pakoordinuar në Irak që cenon sovranitetin kombëtar irakian.