Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përditësuar listën e personave të sanksionuar duke hequr tetë persona, dy prej të cilëve nga Ballkani Perëndimor. Sipas njoftimit të Departamentit të Thesarit, ish presidenti i Republikës Srbska, Milan Milutinoviç, i akuzuar dhe nga Tribunali Penal Ndërkombëtar si dhe Bogdan Subotiç nga Bosnjë dhe Hercegovina, janë hequr nga lista e sanksioneve.