Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli raportohet se kanë kryer sulme në disa qytete në provincën Isfahan në natën mes 30 dhe 31 marsit, si dhe sulme në Teheran. Presidenti amerikan, Donald Trump, shpërndau një video në Truth Social, por postimi i tij nuk kishte asnjë koment mbi zonën ku kishin ndodhur shpërthimet. Më herët, zëvendësguvernatori për siguri dhe rend i provincës së Isfahanit tha se “avionë luftarakë amerikanë dhe izraelitë” kishin shënjestruar qytetet Isfahan, Najafabad, Mobarakeh, Kashan dhe Shahreza. Ndërkaq, The Ëall Street Journal raportoi se Shtetet e Bashkuara goditën një depo të madhe municionesh në qytetin e Isfahanit në Iran, duke përdorur “bomba për shkatërrimin e bunkerëve prej 2.000 paundësh”. Ndërkaq, ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për sulmet në Isfahan. SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt. Qëllimi ishte të shkatërronin programet balistike dhe ushtarake iraniane, të parandalonin zhvillimin e armëve bërthamore dhe të dobësonin kapacitetet mbrojtëse të regjimit të Teheranit. Irani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik, përfshirë edhe sulme ndaj objekteve të SHBA‑së në Bahrejn dhe rajone të tjera.