Top News- SHBA harron armiqësinë me Kinën, i kërkon ndihmë për të ndaluar Iranin
23/06/2025 12:35

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i ka bërë thirrje Kinës që të parandalojë Iranin nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë. Thirrjet e tij erdhën pasi televizioni shtetëror iranian Press TV raportoi se parlamenti kishte miratuar një plan për të mbyllur Ngushticën, ndërsa sqaroi se tashmë vendimi përfundimtar i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare që do të vendosë nëse do e aprovojë mbylljen e ngushticës apo jo. Çdo ndërprerje e furnizimit me naftë do të kishte pasoja të thella për ekonominë. Kina në veçanti është blerësi më i madh në botë i naftës iraniane dhe ka një marrëdhënie të ngushtë me Teheranin. Pas sulmeve të SHBA kundrejt centraleve bërthamore iraniane, çmimet e naftës u rritën duke arritur nivelet më të larta në pesë muaj. "Unë e inkurajoj qeverinë kineze në Pekin që t'i telefonojë [Iranit] për këtë, sepse ata varen shumë nga Ngushtica e Hormuzit për naftën e tyre", tha Rubio në një intervistë me Fox Neës të dielën. "Nëse ata [e mbyllin Ngushticën]... kjo do të jetë vetëvrasje ekonomike për ta. Dhe ne ruajmë mundësitë për t'u marrë me këtë, por edhe vendet e tjera duhet ta shqyrtojnë këtë. Do të dëmtonte ekonomitë e vendeve të tjera shumë më keq sesa tonën.", nënvizoi ai. Rreth 20% e naftës botërore kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, me prodhuesit kryesorë të naftës dhe gazit në Lindjen e Mesme që përdorin rrugën ujore për të transportuar energji nga rajoni. Çdo përpjekje për të ndërprerë operacionet në Ngushticë mund të rrisë ndjeshëm çmimet globale të naftës. Kostoja e naftës së papërpunuar ndikon në gjithçka, nga çmimi në pikat e karburantit e deri tek kostoja e ushqimit në supermarket. Kina në veçanti blen më shumë naftë nga Irani sesa çdo vend tjetër - me importet e saj nga Irani që tejkaluan 1.8 milion fuçi në ditë muajin e kaluar, sipas të dhënave nga firma e ndjekjes së anijeve Vortexa.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11