Departamenti Amerikan i Thesarit ka paralajmëruar së fundmi Turqinë se do të përballet me sanksione nga SHBA nëse vazhdon të hapë dyert për oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi. Një letër e nënshkruar nga Zëvendës Sekretari i Thesarit njofton Ankaranë në lidhje me rrezikun e vendosjes së sanksioneve ndaj bizneseve turke të cilat janë lidhura me individët dhe institucionet e shënjestruara nga sanksionet kundër Rusisë.