Pentagoni tha se rreth 140 ushtarë amerikanë u plagosën gjatë luftës me Iranin. Në një qëndrim për Associated Press, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se “shumica dërrmuese e këtyre lëndimeve kanë qenë të lehta”, me 108 prej ushtarëve të plagosur që “tashmë janë rikthyer në detyrë”. Ai e tha e vetëm 8 janë në gjendje të rëndë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjithashtu sugjeroi një numër të ngjashëm të plagosurish gjatë një deklarate të mëhershme. Ndërkohë nga ana tjetër Presidenti Donald Trump “nuk përjashton opsionet” në luftën me Iranin, përfshirë vendosjen e trupave amerikane në vend, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Sa i përket trupave në terren, presidenti ka folur për këtë në mënyrë të përsëritur. Me mençuri, ai nuk përjashton opsionet si komandant i përgjithshëm. Pra, përsëri, do të hezitoja të konfirmoja çdo gjë që një demokrat në Capitol Hill thotë tani për mendimin e presidentit”, u tha Leavitt gazetarëve.