Kosova do të furnizohet me grurë nga Amerika, pasi Serbia, furnizuesi kryesor i drithrave në vend, ka pezulluar eksportet. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrjeve dhe Tregtisë ka njoftuar se përveç në SHBA, Kosova do të mund të blejë grurë edhe nga shtetet e tjera perëndimore. Pas nisjes së luftës në Ukrainë, Kosova u përball me rritje çmimesh dhe mungesë të produkteve bazike. Ndërhyrja e SHBA ka ardhur pasi Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.