Presidenti Vladimir Putin ka marrë miratimin e parlamentit rus për të përdorur ushtrinë jashtë Rusisë, lëvizje që mund të hapë rrugën për një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës. Presidenti rus i kërkoi dhomës së lartë të parlamentit leje për të përdorur forcat e armatosura të Rusisë jashtë vendit, pasi njohu zyrtarisht dy rajone lindore të Ukrainës Një zëdhënës i presidentit tha se Rusisë nuk i kishte mbetur asnjë zgjidhje dhe i kërkoi të miratonte një dislokim jashtë vendit. Ai konfirmoi se Moska do të conte trupa në dy rajone separatiste të Ukrainës lindore për një mision paqeruajtës.