Shtetet e Bashkuara do të evakuojnë Ambasadën e tyre në Kiev pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane paralajmëruan se një pushtim rus i Ukrainës është gjithnjë e më i afërt. Zyrtarë të paidentifikuar të SHBA-së u cituan nga AP të kenë thënë se Departamenti i Shtetit do të njoftojë këtë të shtunë se pothuajse gjithë stafit amerikan në Ambasadën e Kievit do t'i kërkohet të largohet përpara një pushtimi rus.