Gazeta greke Kathimerini ka analizuar qëndrimin e Gjermanisë pro hapjes së kapitujve të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Kathimerini shkruan se dalja e kancelarit gjerman kundër Greqisë dhe në mbështetje të Shqipërisë në anëtarësimin e saj në BE ishte i pritshëm në Athinë. Sipas analizës së medias greke, qeveria e Mitsotakis ma marrë mesazhe nga Berlini e Uashingtoni që mosmarrëveshjen dypalëshe me Shqipërinë për çështjen Beleri të mos e përdorë për të bllokuar integrimin e vendit në Bashkimit Europian.