Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar një draft-rezolutë ne Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Diplomati amerikan e bëri këtë njoftim gjatë turneut në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë edhe një vizitë në Izrael.