Top News – SHBA do prodhojë tanke, jo bluza! Trump ‘shpjegon’ tarifat-duam gjëra të mëdha
26/05/2025 11:58

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se politika e tij e tarifave synonte të promovonte prodhimin vendas të tankeve dhe produkteve teknologjike, jo atleteve dhe bluzave. Duke folur me gazetarët para se të hipte në Air Force One në Neë Jersey, Trump tha se ishte dakord me komentet e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, se SHBA-të nuk kanë domosdoshmërisht nevojë për një "industri tekstile në lulëzim", komente që tërhoqën kritika nga Këshilli Kombëtar i Organizatave të Tekstilit. "Ne nuk po kërkojmë të prodhojmë atlete dhe bluza. Ne duam të prodhojmë pajisje ushtarake. Ne duam të prodhojmë gjëra të mëdha. Ne duam të ngremë inteligjencën artificiale", tha Trump. "Nuk po kërkoj të prodhoj bluza, për të qenë i sinqertë. Nuk po kërkoj të prodhoj çorape. Mund ta bëjmë këtë shumë mirë në vende të tjera. Ne po kërkojmë të prodhojmë çipa dhe kompjutera dhe shumë gjëra të tjera, dhe tanke dhe anije", tha Trump. Shoqata Amerikane e Veshjeve dhe Këpucëve tha në përgjigje të komenteve të Trump se tarifat nuk ishin të mira për industrinë. "Me 97% të rrobave dhe këpucëve që veshim që importohen, dhe me rrobat dhe këpucët që tashmë janë industria me tarifat më të larta në SHBA, ne duhet të përqendrohemi në zgjidhje të shëndosha që mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve", tha Presidenti i shoqatës, Steve Lamar, në një deklaratë. "Më shumë tarifa do të nënkuptojnë vetëm kosto më të larta të inputeve për prodhuesit amerikanë dhe çmime më të larta që do të dëmtojnë konsumatorët me të ardhura më të ulëta".

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55