Top News – SHBA do përcaktojë shënjestrat në Rusi / Do t’i japë Ukrainës të dhëna inteligjence
02/10/2025 13:03

Shtetet e Bashkuara do t'i japin Ukrainës informacione mbi objektivat e mundshëm të infrastrukturës energjetike që mund të goditen me raketa me rreze të gjatë veprimi, thellë brenda Rusisë, thanë dy zyrtarë për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa po shqyrtohet mundësia nëse do t'i jepen Kievit armët që mund të përdoren në sulme të tilla. SHBA po u kërkon gjithashtu aleatëve të NATO-s të ofrojnë mbështetje të ngjashme, thanë zyrtarët amerikanë, duke konfirmuar detajet e raportuara për herë të parë nga Ëall Street Journal. Vendimi përfaqëson ndryshimin e parë të njohur të politikës që Presidenti Donald Trump ka miratuar që nga ashpërsimi i retorikës së tij ndaj Rusisë në javët e fundit në një përpjekje për t'i dhënë fund luftës më shumë se trevjeçare të Moskës në Ukrainën fqinje. Uashingtoni ka kohë që ndan informacione me Kievin, por Ëall Street Journal tha se tani do të jetë më e lehtë për Ukrainën të godasë infrastrukturën si rafineritë, tubacionet dhe termocentralet me qëllim që ta privojë Kremlinin nga të ardhurat që vijnë nga nafta. Trump ka ushtruar presion mbi vendet evropiane që të ndalojnë blerjen e naftës ruse në këmbim të marrëveshjes së tij për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës në një përpjekje për të ndaluar fondet për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ky raportim vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë gjithashtu një kërkesë ukrainase për të marrë raketa Tomahaëks, të cilat kanë një rreze veprimi prej 2,500 km, mjaftueshëm sa për të goditur Moskën dhe pjesën më të madhe të Rusisë nëse lëshohen nga Ukraina. Ukraina ka zhvilluar gjithashtu raketën e saj me rreze të gjatë veprimi të quajtur Flamingo, por sasitë janë të panjohura pasi raketa është në prodhim të hershëm. Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga Ëall Street Journal, miratimi për inteligjencë shtesë erdhi pak para se Trump të shkruante në mediat sociale, javën e kaluar, se Ukraina mund të rimarrë të gjithë tokën e saj të pushtuar nga Rusia, në një ndryshim të habitshëm retorik në favor të Kievit.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58