Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë se i takon qeverisë shqiptare që të marrë vendim nëse duhet të largojë nga vendi muxhahedinët, apo jo. Deklarata u bë në konferencën për shtyp të lamtumirës të Ambasadores Yuri Kim. YURI KIM - Mendoj se është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare, por një gjë është shumë e qartë: që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e veta. Ka terma të caktura që zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen prej tyre”