Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Serbisë që të ripërtërijë zotimin për organizimin e EuroPride. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, fundjavën e kaluar, tha se EuroPride do të anulohet ose shtyhet, pasi siç tha, shteti ishte nën presion nga të gjitha anët.