Top News – SHBA dhe Rusia takohen në Turqi / Bisedime të enjten, konfirmon ministri i jashtëm rus
26/02/2025 15:29

Diplomatët rusë dhe amerikanë do të takohen në Stamboll të enjten, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, për bisedime mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe që janë pjesë e një dialogu më të gjerë që ata e shohin si vendimtar për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Lavrov tha se bisedimet do të fokusohen në krijimin e kushteve më të mira për diplomatët rusë në Shtetet e Bashkuara dhe homologët e tyre amerikanë në Rusi, pas një sërë mosmarrëveshjesh mbi nivelin e personelit dhe pronat e ambasadave. Rezultati i bisedimeve të Stambollit - të cilat pasojnë një telefonatë mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump më 12 shkurt dhe një takim të nivelit të lartë ruso-amerikan të mbajtur në arabinë saudite më 18 shkurt, "do të tregojë se sa shpejt dhe efektivisht mund të lëvizim," tha Lavrov. Trump ka thënë se dëshiron të lëvizë shpejt drejt një armëpushimi në Ukrainë, por Putini këtë javë zbuti pritshmëritë për përparim të shpejtë, duke thënë se asgjë nuk mund të arrihet pa rivendosjen e besimit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Axhenda për bisedimet e së enjtes, siç përshkruhet nga Lavrov, sinjalizon se të dy palët do të fokusohen së pari në barrierat teknike për marrëdhëniet diplomatike përpara se të kalojnë tek qëllimet më ambicioze. Lavrov fajësoi për situatën e krijuar administratën e paraardhësit të Trump, Joe Biden.

Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15
Top Channel/ Djemtë lënë babanë në morg! Krimi në Roskovec, viktimat varrosen veçmas, 9 fëmijët…
25/03 12:13
Top Channel/ Sot vendimi për portugezin Saraiva, vrau Ardian Nikulajn me llogari të Edmond Haxhisë
25/03 12:11
Top News – Për furnizim te fqinjët. Shtrenjtimi i karburanteve çon qytetarët në Kosovë e Maqedoni
25/03 12:07
Top News – Bashkëshortët varrosen të ndarë. Krimi i dyfishtë në Roskovec, autori ende në morg
25/03 12:05
Top News – ‘Policia shqiptare korruptohet lehtë’. Amerikania në Vlorë denoncon bashkëkombasin
25/03 12:04
Top News – Hoxha takohet me Ambasadorin Durmishi. ‘Kosova, përparësi e padiskutueshme e Shqipërisë’
25/03 12:03
Top Channel/ Krimi i rëndë në familjen Rrapaj, fqinja: Mund të jetë hedhur për të mbrojtur djalin
25/03 11:10
Top News – Projekti i kundërshtuar nga AmCham. Rikthehet nisma për Dhomën Ekonomike Kombëtare
25/03 11:00
Top News – Me flamujt kuqezi në Serbi, arrestohen 4 shqiptarë
25/03 11:00
Top Channel/ Krimi i rëndë brenda familjes, hapen dyert e mortit, trupi i 80-vjeçarit lihet në morg
25/03 10:57
Top Channel/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
25/03 10:12
Top News – Edhe Erion Braçe paraqitet në SPAK, dyshohet për një padi për shpifje
25/03 10:05
Top Channel/ Erion Braçe në GJKKO, deputeti paraqitet për një çështje gjyqësore për shpifje
25/03 09:43
Top Channel/ Kishin bluza kuqezi, Serbia arreston 4 shqiptarë në autostradë
24/03 23:19
Top Channel/ “Udha e Kryqit” në Laç, Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet
24/03 23:09
Top News- “Babi ishte konfliktual”, detaje të reja nga krimi i rëndë brenda familjes në Roskovec
24/03 22:50
DIGITALB DIGITALB