Top News- SHBA dhe KFOR, frikë për tensione / Sulmet në kufi, Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë
16/04/2022 09:38

Pas sulmeve me kallashnikov dhe granata kundrejt policisë së Kosovës në kufirin me Serbinë, presidentja Vjosa Osmani, ka mbledhur të premten strukturat e sigurisë së Kosovë. Duke marrë informacione të metejshmë për sulmet ndaj Policisë në tri ditët e fundit në veri, Osmani ka diskutuar gjatë më autoritetet për situatën e sigurisë dhe hapat e mëtejeshëm.