Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth e përshkroi Japoninë të dielën si të domosdoshme për të luftuar agresionin kinez dhe tha se zbatimi i një plani për të forcuar komandën ushtarake të SHBA në vend do të fillojë së shpejti. "Ne ndajmë një etikë lufttarake që përcakton forcat tona," i tha Hegseth ministrit japonez të mbrojtjes në një takim në Tokio.