Tre javë pas sulmit terrorist në Basnjkë të Zveçanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Policisë së Kosovës shtatë dronë që do i shërbejnë për misione vëzhguese dhe taktike. Diplomati amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier gjatë ceremonisë së nënshkrimit të donacionit e konsideroi ndihmën e dhënë nga SHBA-të ndaj Kosovës, një pasqyrim të qartë të përkushtimit afatgjatë të tyre.