Një nga vullkanet më aktivë në botë u kthye sërish në aktivitet të hënën, duke lëshuar kolona llave 80 metra mbi Haëaii, thanë vullkanologët amerikanë. Imazhet treguan çarje të mëdha në kraterin e Kilauea-s, në ishullin e madh të Havait, duke spërkatur edhe copa shkëmbinjsh të shkrirë në ajër. Observatori i Vullkaneve në Havai, USGS, tha se shpërthimi filloi pas orës 2:00 të mëngjesit me orën lokale në pjesën jugperëndimore të kraterit. “Në orën 4:30 të mëngjesit u panë burime llave me lartësi deri në 80 metra”, tha agjencia. "Materiali i shkrirë, duke përfshirë bomba llave, po shpërthen nga vrimat në dyshemenë e vullkanit deri në buzën perëndimore të kraterit."