Një 29-vjeçar dhe famija e tij, janë shantazhuar dhe kërcënuar nga 6 shtetas, 3 prej tyre vëllezër, për dhënien e një shume parash të marra borxh. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pretendimi”, ‘uniformat blu’ të Tiranës njoftojnë se është vënë në pranga njëri nga autorët, 4 janë proceduar penalisht dhe një është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, 6 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit, 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, me pretendimin se këta shtetas i kishin borxh mbi 20 mijë euro. Policia njofton se po vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim, dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit, ndërsa kanë sekuestruar edhe një automjet.