Policia e Shkodrës thotë se ka arrestuar një 21 vjeçar, nën akuzat e përndjekjes dhe kanosjes ndaj një 17 vjeçari me banim në Lushnje. Rasti u denoncua mbrëmjen e së martës në emisionin Fiks Fare në Top Channel. Policia thotë se fill pas denoncimit komisariati i Lushnjes është vënë në lëvizje dhe në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë së Shkodrës kanë identifikuar 21-vjeçarin me inicialet S.H., nga fshati Vrakë i Shkodrës si autor të dyshuar të kërcënimeve.