Një 44-vjeçare është arrestuar nga policia pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila deklaroi se ishte shantazhuar dhe kërcënuar në rrjetet sociale për t’i dhënë para. Në kuadër të hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës, u bë e mundur ndalimi i shtetases Zyhra Korra. Sipas hetimeve paraprake, kjo e fundit dyshohet se, nëpërmjet kërcënimeve dhe shantazhit të ushtruar ndaj një 39-vjeçareje nga Saranda, i ka përfituar fillimisht shumën prej 5000 eurosh, ndërsa vazhdonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.