Policia e Tiranës kanë finalizuar operacionin e koduar ‘The ghost’, duke vënë në pranga 25-vjeçarin Brandi Kasmi. Kallëzimi ndaj tij u bë nga një 23 vjeçare, e cila ka deklaruar se një shtetas I kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë pas kallëzimit, duke vënë në pranga 25-vjeçarin banues në Burrel.