Uniformat ‘blu’ kanë finalizuar dy operacione për raste të kanosjes në kryeqytet. 18-vjeçari Jon Bajollari është arrestuar nga policia, ndërsa shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e tij 20-vjeçar Arlind Gjoni, pasi dyshohet se kanë kanosur një 21-vjeçar për t’i marrë 5000 euro, me qëllim mospublikimin në rrjete sociale të një videoje të tij personale. Jon Bajollari u kap në flagrancë, teksa i merrte 21-vjeçarit, shumën e eurove, ndërsa për kapjen e Arlind Gjoni, Policia vijon punën. Uniformat blu në cilësinë e provës materiale sekuestruan shuma e eurove dhe 3 celularë.