Bashkimi evropian do të forcojë bashkëpunimin e tij energjitik nën dritën e përdorimit të furnizimeve me gaz rus si shantazh për vendet anëtare në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Shefja e komisionit evropian, Ursula von der Leyen, tha se Kremlini e ka shfrytëzuar varësinë e bllokut nga karburantet fosile ruse për ti shantazhuar. Von der Leyen i bëri komentet në njuë fjalim në universitetin Ben Gurion në qytetin jugor të Izraelit, Beersheba.