Avokatja e turkut Faruk Fatih Ozer i është drejtuar këtë të enjte Apelit të Durrësit për të ankimuar vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila dy javë më parë vendosi masën e sigurisë arrest me burg me qëllim ekstradimin e klientit te tij drejt Turqisë. Avokatja e ish kreu të Thodex, erdhi me porosi nga Turqia për të mbrojtur Faruk Fatih Ozer përpara gjykatës. Kjo e fundit, dy javë më parë kur gjykata e Elbasanit shpalli masën e sigurisë, në një prononcim të shkurtër për mediat shqiptare jashtë dyerve të gjykatës, deklaroi se do të kundërshtojë procesin e ekstradimit.