Reza Pahlavi, djali i shahut të rrëzuar nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 në Iran dhe mbreti i vetëshpallur në ekzil i vendit ka shprehur gatishmërinë që rikthehet në Teheran dhe të qeverisë vendin. Për këtë ai ka hartuar edhe një program për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe hapjen në politikën e jashtme përmes marrëdhënieve miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin. Se sa i aftë do të jetë në realizimin e këtyre premtimeve të bëra nga ekzili, kjo nuk mund të thuhet përsa kohë atij nuk i jepet mundësia për të drejtuar Iranin. Por, në rrjetet sociale ai ka fituar nofkën e paaftësisë pasi nuk ka qenë në gjendje që të dallojë talljen që i kanë bërë përmes Zoom-it dy komedianë rusë.