Një ditë pas betimit në Kuvend, Endrit Shabani ka marrë edhe zyrtarisht detyrën si avokati i ri i popullit. Prezantimi zyrtar i Avokatit të ri të Popullit përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit u krye këtë të premte edhe në prani të Erinda Ballancës, që drejtoi këtë institucion prej vitit 2017.