Thyerja e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ nga ish kryeministri Sali Berisha, i vendos prokurorët e dosjes së aferës së privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ përpara disa opsioneve. Oficerja e Policisë Gjyqësore, Adelajda Metaj mbajti këtë të hënë proces-verbalin sipas së cilin ish kryeministri Berisha nuk u paraqit pranë ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme, sikurse e detyronte vendimi i firmosur nga gjyqtarja Irena Gjoka. Sipas informacioneve të deritanishëm nga Berisha apo avokatët e tij me prokurë nuk është paraqitur asnjë dokument sikurse mund të jetë raport mjekësor apo dokument tjetër që justifikon ligjërisht mungesën.