Kryeministri Edi Rama përshëndeti ratifikimin e marrëveshjes me Italinë për ngritjen e kampit të emigrantëve në Shëngjin. Bashkimi i votave të Partisë Socialiste dhe PDIU-së për miratimin e dakordësisë Rama-Meloni u cilësua nga kryeministri shqiptar si një akt që e ngre Shqipërinë në lartësinë e veprimit të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.