Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një takim pune në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku u prit nga anëtarë të KLP-së, këshilltarë ligjorë dhe përfaqësues të Njësisë Mbështetëse të Komisioneve të Këshillit. Në qendër të bashkëbisedimit ishte trajtimi i sfidave që lidhen me komunikimin institucional dhe forcimi i mëtejshëm i sinergjisë së bashkëpunimit mes dy institucioneve për një sistem drejtësie efikas e më të qëndrueshëm. Metani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërsa theksoi se dialogu i vazhdueshëm mbetet instrumenti kyç për përmbushjen e misioneve të dy institucioneve.