Kombëtarja shqiptare luan këtë të martë ndeshjen e dytë në Nations League, atë me Gjeorgjinë në Air Albania Stadium. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho në konferencën për shtyp para kësaj përballjeje ka vlerësuar në maksimum kundërdshtarët E kam thënë që ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe do të ndodhë gjithçka. Ukraina është e fortë, Çekia është shumë e fortë, Gjeorgjia nëse nuk e keni parë, përgatituni se është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Trajneri ka punuar shumë, është e fortë. Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Unë mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me stadium të mbushur, ata janë një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë.