Nxënësit e shkollave 9-vjeçare në qytetin e Tropojës konkuruan të martën, me projektet e realizuara si pjesë e klubeve të kodimit, të ngritura në shkollat e Veriut të Shqipërisë, me mbështetjen financiare të qeverisë Britanike, dhe nën mbikqyrjen e British Council. Fituesit e sfidës së kodimit në Tropojë u shpallën nxënësit e shkollës "Jaho Salihi", me projektin për ruajtjen e pemëve përmes përdorimit të pajisjes micro:bit. Trajnuesja e programit, Aida Limushi theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në programe të aftësimit profesional dhe teknologjik.