Partia Demokratike nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare për listat me aleatët, ndonëse në listë të sigurt u janë dhënë 8 vende për 5 prej tyre, ku pjesën e luanit e merr Partia e Lirisë e Ilir Metës, edhe si një shlyerje e borxhit pasi në 2 palë zgjedhje Berisha do të regjistrohej me ndihmën e këtij të fundit.