Policia ka publikuar planin e masave të sigurisë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, sfida e fundit e kuqezinjëve tashmë të kualifikuar për në europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani. Plani i masave parashikon bllokimin e 11 rrugëve mes bulevardit qendror dhe Rrugës së Elbasanit, duke nisur nga ora 15:00 deri në përfundim të takimit.