Seanca e parë e legjislaturës së XI-të e gjeti Kuvendit e gjeti Kuvendin mes tensioneve. Ajo që duhet të ishte një seancë formale ku do të ngrihej një komision i përkohshëm mandatesh për verifikimin e të gjithë mandateve të fituara, u kthye në një skenë ku mbizotëruan tensionet. Partia Demokratike edhe njëherë vijoi aksionin e lënë në mes në legjislaturën e kaluar, duke akuzuar qeverinë për vjedhje të zgjedhjeve. Mjaftuan pak minuta pasi Vasil Llajo, si një nga deputetët më të vjetër, të hapte seancën, kur Sali Berisha të shkonte drejt foltores dhe të merrte fjalën.