Venddepozitimi i mbetjeve në Elbasan është përfshirë nga një zjarr masiv, që ka shkaktuar ngritjen e shtëllungave të mëdha të tymit, ndërsa era e fortë kërcënoi me përhapjen e flakëve në zonat përreth. Zjarrikësit dhe forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke vendosur një perimetër sigurie. Kjo është hera e tretë brenda një viti që landfilli i Elbasanit përfshihet nga flakët, teksa në lidhje me këto raste prokuroria e rrethit ka nisur disa hetime.