Seanca në Kuvendin e Kosovës ka rinisur me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve. Opozita mban të bllokuar foltoren, ndërsa Albin Kurti është tërhequr përkohësisht nga mbajtja e fjalës, megjithëse ndodhet në sallë. Për të parandaluar goditjen e tij me shishe uji, apo sende të tjera, shërbimi i sigurisë së Kuvendit të Kosovës mban hapur një çadër.