Dy roje mjedisi po hetohen nga prokuroria e Shkodrës, për kryerjen e veprës penale Shpërdorim detyre, pas gjetjes së një sasie të madhe kanabisi në disa njësi administrative. Rreth 3 mijë bimë të dyshuara kanabis sativa u konstatuan dhe u asgjësuan nga shërbimet e policisë në territorin e qarkut Shkodër, teksa autorët e mbjelljes së kësaj sasie nuk janë identifikuar ende nga organet kompetente.