3 persona kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarët evropianë nëpërmjet call centerve. Gjok Rrika, Gledia Myrta dhe Renaldo Metaj janë arrestuar në ambientet e kthyera në call center në rrugën “Sulejman Delvina”. Personat në fjalë mashtronin shtetasit e huaj, duke u prezantuar si agjent shitjesh, më pas ata të investonin në Forex.