Top News – Sërish Lufta e Yjeve në horizont/ SHBA, Rusia dhe Kina në garë për sundimin e hapësirës
13/05/2021 18:42

Sipas një eksperti, botës I kanoset një luftë e hapësirës midis fuqive botërore, si rezultat I mungesës së kontrollit mbi armët e hapësirës, si dhe përparimit të teknologjisë. Kina, Rusia dhe SHBA do të jenë “rivalet kryesore” dhe ndonjëra mund të ketë nisur tashmë sulmin, duke bllokuar apo zhurmuar transmetimin e satelitëve të kudërshtarëve. Lufta për hapësirën mes fuqive të mëdha ka filluar që herët, dhe një përplasje mbi Tokë do të kishte pasoja shkatërrimtare për planëetin. Megjithë Ligjin Ndërkombëtar të Hapësirës të aprovuar në vitin 1968 nga OKB, mungesa e një mekanizmi kontrolli e bën hapësirën një fushëbeteje për konfliktet e ardhshme, gjë që do të kërcënontë paqen në botë. Sipas ekspertit, SHBA e tregoi se kërkon domininim e hapësirës dhe po përgatitet për luftë, kur në vitin 2019 krijoi Forcat e Hapësirës. Po ashtu Rusia, që sipas të dhënave ka testuar një armë hapësinore për shkatërrimin e satelitëve. Megjithatë, kjo është mohuar nga ana e Kremlinit. Gjithashtu edhe Kina bëri të ditur se po punon për disa armë të hapësirës, që do të përdoren si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mundshme amerikane. Por ka gjithashtu edhe zëra për një aleancë të mundshme mes Kinës dhe Rusisë, që sipas gjasave kanë në plan të ndërtojnë një bazë të përbashkët në Hënë.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA